Një person është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së 14 qershorit në Sheshin Skënderbeu në Pejë.
Gjatë kontrollit në çantën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me gaz, një karikator dhe 14 fishekë.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë.