Kandidati i VV-së për deputet largohet nga partia
Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Liri Loshi, ka dhënë doërheqje nga subjekti politik për të cilin garonte në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Loshi, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se shkak i dorëheqjes së tij nga strukturat paritake është punësimet familjare nëpër institucion
“Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll”, thuhet në postimin e tij. “Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.
Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!”, deklaroi ai. Reagimi i tij vjen pas raportimeve në medie se xhaxhai i Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, është punësuar si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.