Juli rikthehet në ‘Përputhen’ dhe ka diçka për të thënë
Konkurrenti i ri i ‘Përputhen’, Juli bashkë me Sindin ishin suspe nduar nga emisioni
E gjithë kjo erdhi pas një debati të ashpër që kishin pas komentit të Julit, i cili i tha Sindit “Je si vaj Borshi, ekstra i virg jër”.
Ky koment e kishte revoltuar Sindin, ku edhe nisi debati mes tyre, e që rezultoi me pezullim nga programi.
Gjatë puntantës së sontme, Juli është rikthyer në studion e “Përputhen” dhe tha se gjatë këtyre dy ditëve ka qëndruar në shtëpi duke lexuar libra.
I pyetur për atë se a i ka lexuar komentet, konkurrenti tha se nuk ka internet në shtëpi, andaj nuk i ka lexuar asnjë prej tyre.
“Përgjatë këtyre dy ditëve kam ndenjur në shtëpi, lexova ca libra, qetë.
Komentet nuk i kam lexuar, të them të vërtetën nuk kam internet në shtëpi.
Pashë që vijnë mesazhe, 10-20 mesazhe në minutë, s’kam pasur mundësi t’i lexoj apo t’i shikoj të gjitha
Për momentin e lashë, jam fokusuar jashtë kësaj”, u shpreh ai.