Juli i Përputhen befason me deklaratën
Julian Lala është një nga konkurrentët më të dashur dhe të pëlqyer të Përputhen.
Ai është bërë pjesë e Përputhen për të gjetur dashurinë. Tashmë ai është bërë edhe më i famshëm seç ishte më parë falë aventuarve të tij. Së fundi ai ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “Live From Tirana” ku ka folur hapur për eksperiencat e tij me vajzat.
Ai ka treguar se nuk i duket normale të ftojë një vajza për kafe për ta njohur. Juli është shprehur se nuk ka paturt ndonjëherë takim për të njohur një vajzë. Hera e parë që ndodhi ishte në Përputhen me Antonelën
. “Fjala ‘date’ njëherë është diçka e re për mua, nuk është se kam shkuar ndonjëherë në takim, që të shkoj të njihemi… Takim mund edhe të mos kem bërë ndonjëherë në jetën time me qëllim takimi, pra që të të them unë ty; do vish të pimë një kafe, që qëllimi të jetë që të njihemi me njëri-tjetrin. Për mua është diçka jo normale se mund të njihesh në një mjedis pune, mund të njihesh në një udhëtim, mund të njihesh duke luajtur muzikë, në çdo mënyrë, por që të të them ty hajde dalim për një takim, nuk ka ndodhur. I pari që ishte doli në televizor dhe e panë miliona veta, boboo lam nam… “ rrëfen Juli./