Këngëtarja shqiptare Jehona Sopi ka kohë që nuk është aktive në muzikë por që po arrin t’i mbajë fansat të informuar për çdo lëvizje me anë të rrjeteve sociale.
Kështu ka vepruar edhe me postimin e fundit të publikuar në “Instastory”, shkruan Indeksonline.
Aty shihet pak nga shtëpia luksoze e cila qenka e rregulluar edhe me pishinë.
“Shtëpi” ishte përshkrimi i kësaj fotografie.
Ndryshe, “So tu ma ni” titullohet projekti që lansoi së fundmi dhe u mirëprit nga fansat e artistes.