Pas futjes në fuqi të “Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, të gjithë ish-shtetas të Kosovës që kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë dhe kanë hequr dorë nga ajo e Kosovës, tani mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Berlin njofton për procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosoes.
Dokumentet e nevojshme për rifitimin e shtetësisë së Kosovës për personat madhorë janë:
certifikata e lindjes,
kopja e dokumenteve të identifikimit të parashtruesit të kërkesës,
dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore,
dëshminë që nuk ka dosje penale (të lëshuar nga Policia e Kosovës), dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale (e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës), si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,
dëshminë se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vetë dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skemat sociale
deklaratën nën betim me shkrim me të cilën pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës se Kosovës sipas shtojcës 3,
të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shengenit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.
Dokumente të nevojshme për persona nën moshën 18 vjeç janë:
certifikata e lindjes,
kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshme me fotografi që duket qartë,
dokumente të vlefshme identifikimi me fotografi për dy prindërit,
pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri,
certifikatën nga regjistri i gjendjes civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshëm që dëshmon shtetësinë e prindërit,
pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet sipas shtojcës 2,
të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngenit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.
Parashtrimi i kërkesave bëhet pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi e ka vendbanimin.
Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Mynih dhe Stuttgart).Afati për shqyrtimin e kërkesave për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë është brenda njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh.
Republika e Kosovës e njeh shtetësinë e shumëfishtë që do të thotë se shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve të tjera dhe kjo nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin./albinfo.ch