1.Lani dhëmbët rregullisht
Larja e dhëmbëve është diçka që duhet ta bëjnë të gjithë sigurisht. Por për duhanpirësit kjo bëhet edhe më e domosdoshme. Ju duhet të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë dhe t’i pastroni ato rregullisht me fill dentar. Kjo do të ndihmonte në reduktimin e aromës së keqe.
2.Përdorni çëmçakëz pa sheqer
Ky sugjerim është më së shumti për ata që nuk kanë mundësi të lajnë dhëmbët në çaste të caktuara. Nëse ju jeni jashtë, provoni të përdorni çëmçakëz pa sheqer për rreth pesë minuta ose më pak. Duhet pa sheqer sepse bakteret në gojën tuaj e duan sheqerin dhe e përdorin atë për të prodhuar acid.
3.Qëndroni të hidratuar
Është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë gjithë ditës. Kjo do të reduktojë aromën e keqe, buzët e thata dhe dhembjen e grykëve. Ju duhet të qëndroni të hidratuar sepse kjo ndihmon shëndetin tuaj, por tashmë mësuat edhe një arsye më tepër.