Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri jep informata lidhur me udhëtimet nga Austria në Kosovë
Informohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës lidhur me udhëtimet përmes rrugëve ajrore dhe tokësore nga Austria në Kosovë dhe anasjelltas që:
– Kompania ajrore WIZZ-Air ka suspenduar të gjitha fluturimet Vjenë-Prishtinë-Vjenë deri më 4 prill 2020;
– Kompania ajrore Austrian-Airlines ka suspenduar të gjitha fluturimet deri në një datë të pacaktuar;
– Kompanitë e linjave të autobusëve kanë suspenduar të gjitha udhëtimet nga Austria në Kosovë dhe anasjelltas deri në një datë të pacaktuar;
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/09 të datës 13.03.2020, shtetasit e Kosovës lejohen të futen përmes kufijve tokësorë, me kushtin e vetëkarantinimit për 14 ditë. Nga sot do të pezullohen të gjitha linjat ajrore nga Aeroporti i Prishtinës, të cilat sjellin udhëtare në Kosovë, ndërsa fluturimet dalëse (vetëm për të marrë udhëtarë nga aeroporti) do të lejohen edhe për tri ditët e ardhshme. /ai/