Një qytetar britanik ka shokuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ka postuar imazhet e një miu gjigand, të cilin e kishte kapur në shtëpinë e tij.
Në foton e postuar, ai shfaqet me miun e ngordhur në dorë, ndërsa bie në sy përmasa aspak e zakonshme. Miu është aq i madh sa një qen i vogël.
Derek Blamire, 82 vjeç, tha se në shtëpinë e tij ka kapur shumë parazitë të cilët afrohen nga ushqimi që ai hedh për zogjtë e tij, por ky mi me këto përmasa nuk ishte aspak normal.