Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, të cilat tashmë janë bërë virale, thuhet se shihet një përplasje fizike ndërmjet një Youtuber-i shqiptar dhe një influencuesi britanik.
Sipas përshkrimit të ngjarjes, bëhet fjalë për dy persona, të cilët veçse kishin pasur përplasje përmes rrjeteve sociale – e cila u kthye në një përplasje fizike, kur ata u takuan në Miami, përcjell Telegrafi.
Pra, siç thuhet më tej, bëhet fjalë për shqiptarin Jon Zherka si dhe britanikun HSTikkyTokky.
HSTikkyTokky është një britanik 22-vjeçar dhe është i njohur gjerësisht për videot e tij për jetën e tij të përditshme.
Ai zakonisht shfaq programe fitnesi dhe ushqimi për audiencën e tij në TikTok, ndërsa transmeton gjithashtu përmbajtjen e tij në platformën Kick.