Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident duke goditur një veturë tjetër e cila drejtohej nga një grua.
Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.