Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Leposaviq ka ndaluar një automjet me targa lokale me shofer të dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.