Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë asnjë president, as Vjosa Osmanin.
Ai tha se u takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.
“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.
LEXO EDHE: Hoxhaj: Temë e mbyllur, PDK s’merr pjesë në votimin për Vjosa Osmanin presidente
Ndërsa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se gjatë vikendit do të marrin vendim nëse do të qëndrojnë në sallë të Kuvendit në momentin kur Vjosa Osmani votohet për presidente.