Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”

10. Juni 2025

Arbnor Spahiu dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë

10. Juni 2025

Zbulohet data e publikimit të “Kitarës” së Yllit dhe Taynës

10. Juni 2025

Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Austri?

10. Juni 2025

Cristiano Ronaldo pozon krah Georginës me trofeun e Ligës së Kombeve

10. Juni 2025

Dogana kontrollon një automjet në Vërmicë, i gjen afro 18 mijë euro të padeklaruara

10. Juni 2025

JLo shokon fansat me veshjen e saj, a zbuloi më shumë se ç’duhej?

10. Juni 2025

Shqipja në lidhje dashurie?

10. Juni 2025

Adrola e pranon hapur: Capital T, ‘tipi i saj’!

10. Juni 2025

Egli ekspozon të pasmet me veshje të ngushtë

10. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Harrojeni “standardin e artë” të 10 mijë hapave në ditë, ja çka rekomandon studimi më i ri
Lifestyle

Harrojeni “standardin e artë” të 10 mijë hapave në ditë, ja çka rekomandon studimi më i ri

18. Mai 20253 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

10 mijë hapa në ditë janë konsideruar prej kohësh si “standardi i artë” për shëndet të mirë fizik dhe mendor. Megjithatë, hulumtimet e reja tregojnë se vetëm 7,000 hapa në ditë janë të mjaftueshëm për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të 13 llojeve të ndryshme të kancerit.

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, njerëzit që bëjnë 7 mijë hapa në ditë kanë një rrezik prej 11 për qind më të ulët për t’u prekur nga kanceri. Për ata që arritën 9 mijë hapa, rreziku u ul me 16 përqind, por shkencëtarët nuk panë përfitime shtesë me numër më të lartë hapash, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Një studim i gjerë i kryer me më shumë se 85 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ndoqi pjesëmarrësit që mbanin pajisje gjurmuese aktiviteti për një javë, të cilat regjistronin si numrin e hapave ashtu edhe intensitetin e lëvizjes. Studiuesit i kontaktuan përsëri gjashtë vjet më vonë dhe zbuluan se njerëzit që ecnin midis 5 mijë dhe 9 mijë hapave në ditë kishin një rrezik më të ulët për të zhvilluar kancer, pavarësisht shpejtësisë me të cilën ecnin.

Hulumtimi monitoroi format e kancerit që më parë ishin gjetur të shoqëruara me një nivel të ulët të aktivitetit fizik: kanceri i ezofagut, mëlçisë, mushkërive, veshkave, stomakut, endometrit, leuçemia mieloide, mieloma multiple, kanceri i zorrës së trashë, kokës dhe qafës, rektumit, fshikëzës dhe gjirit. Gjatë periudhës gjashtëvjeçare, vetëm tre përqind e pjesëmarrësve zhvilluan një nga këto lloje kanceri.

Kanceri i zorrës së trashë dhe i mushkërive ishte më i zakonshmi tek burrat, ndërsa kanceri i gjirit, i zorrës së trashë, i endometrit dhe i mushkërive mbizotëronte tek gratë, sipas një studimi të botuar në British Journal of Sports Medicine. Zëvendësimi i të qëndruarit ulur me aktivitet fizik të lehtë ose të moderuar uli rrezikun e kancerit, por kalimi nga aktiviteti i lehtë në atë të moderuar nuk ofroi përfitime shtesë.

Aktiviteti i lehtë fizik mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të insulinës

Sipas Institutit për Kërkime mbi Kancerin, aktiviteti i lehtë fizik mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të insulinës, një hormon që ndihmon trupin të përpunojë ushqimin në energji. Çekuilibri i insulinës shoqërohet me zhvillimin dhe përparimin e kancerit. Ecja gjithashtu ndihmon trupin të mbrohet kundër infeksioneve që mund të çojnë në kancer dhe kontribuon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

Duke shkruar rreth këtij hulumtimi për The Conversation, biokimistja Mhairi Morris theksoi se nuk është e nevojshme të bësh 7 mijë hapa menjëherë. Mund t’i shpërndash gjatë gjithë ditës – duke marrë shkallët në vend të ashensorit, duke ecur gjatë pushimeve, gjatë telefonatave ose duke parkuar më larg destinacionit tënd.

Share. Facebook
Previous ArticleAustria është fituese e Eurovisionit 2025
Next Article Horoskopi për ditën e sotme

Related Posts

Restaurant Marigona – Kombinimi i shijes, elegancës dhe mikpritjes në zemër të Kosovës

10. Juni 2025

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

9. Juni 2025

Si t’i përballoni temperaturat e larta?

9. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”

Read More

Arbnor Spahiu dyshohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Banjskë

Read More

Zbulohet data e publikimit të “Kitarës” së Yllit dhe Taynës

Read More

Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Austri?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.