Gjykata merr vendim për të dyshuarit për vra/sjen e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka vazhduar masën e paraburg/imit edhe për dy muaj, dy të dyshuarve për vra/sjen e 18-vjeçares M.O në Ferizaj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Kërkesën për caktimin e masës së parabur/gimit ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Vra/sje e rëndë”, Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka bërë më 17 janar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lajmin për vazhdimin e masës së parabur/gimit për dy të akuzuarit e kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për informim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.
I akuzuari Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, vd/ekja e 18-vjeçares dyshohet se kishte ardhur pasi ajo ishte keqtrajtuar fizikisht dhe kishte pësuar lën/dime të rënda, nga i njëjti.
I akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari Sejdiu kishte marrë pjesë në ushtrimin e dhu/nës fizike dhe psiqike ndaj tani të ndjerës M.O.
Ndryshe, i pandehuri Krivaqa dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë miz/ore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhu/në psikike, pastaj edhe dhu/nën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.
Tutje, siç thuhet në kërkesë, i pandehuri Sejdiu kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale gjegjësisht vde/kjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit kishin ikur në drejtim të panjohur.
Për këtë, prokuroria thotë se në bashkëkryerje kanë kryen veprën penale “Vr/asje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryesi dën/ohet me burg/im jo më pak se 10 vjet ose me bur/gim të përjetshëm.