Policia e Kosovës ka reaguar pas pamjeve të publikuara të një veture të cilën shoferi po e voziste në mënyrë të rrezikshme tek rrethi kryesor në Prishtinë.
Në videon e publikuar nga policia njoftohet se shoferi është identifikuar dhe i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.