Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi kanë krijuar fansa dhe vlerësime të shumta nga e gjithë bota.
Ata dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool, ku u kualifikuan të parët për në finale.
Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi.
Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar.
Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.
Komentet e mëposhtme janë të përkthyera dhe të marra nga faqja zyrtare e Eurovision në TikTok dhe Youtube.