Kur kanë mbetur edhe pak muaj për shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale, partitë politike tashmë kanë nisur zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar nëpër komuna.
Gara më interesante pritet që të jetë si gjithmonë në kryeqytet. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës mbetet të shihet pas zgjedhjeve.
Deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë: arkitekti Përparim Rama nga LDK, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli nga AKR.
Si kandidat të mundshëm për postin e të parit të kryeqytetit janë përfolur edhe Arben Vitia dhe Liburn Aliu nga LVV-ja dhe Uran Ismaili nga PDK-ja, mirëpo kandidatura e tyre ende nuk është bërë zyrtare.
Më poshtë ua sjell profilin e kandidatëve tashmë të zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës:
Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.
𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞
𝐑𝐈𝐁𝐀 – Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003
𝐒𝐌𝐀𝐑𝐓𝐥𝐚𝐛 – Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007
𝐂𝐄𝐂𝐀- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003
MSc Master i dalluar
Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë
(University of East London) 2003
DipArch (University of East London)
Shkolla e Arkitekturës
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03
BA (Hons) SBU London South Bank University
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98
Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.
Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai poashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi”në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.
Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ.