Nuk është hera e parë që modelja e famshme, Brooks Nader di të tërheqë vëmendjen me trupin e saj.
Modelja amerikane, e cila ka konkurruar edhe në spektaklin “Dancing With the Stars”, është filmuar mbrëmjen e së shtunës duke u larguar nga Chateau Marmont në Los Angeles me mikeshën e saj, këngëtaren Ellie Goulding, duke i lënë pak imagjinatës.

Bukuroshja e famshme është shfaqur me një fustan të tejdukshëm ngjyrë vjollce. Fustani transparent i nxori në pah thuajse tërë trupin e saj.