Prindërit e një foshnjeje që u lind në Indi me 26 gishta në dorë dhe në shputë e kanë quajtur atë rimishërim të një perëndeshe hindu.
Vogëlushja e cila u lind në një spital në Bharatpur në shtetin verior indian të Rajasthan, ka shtatë gishta në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën shputë të këmbës, transmeton Telegrafi.
Derisa mjekët e kanë përshkruar gjendjen e saj si një anomali gjenetike, familja e saj thuhet se është e kënaqur dhe e kanë quajtur publikisht versionin e rilindur të Dholagarh Devi, një hyjni e njohur vendase, tempulli i së cilës është afër vendit ku lindi vajza.

Perëndesha hindu njihet si perëndeshë me disa krahë.
