Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mos flini si luanët! Gjumi i tepërt mund t’ju plakë trurin

19. May 2025

Pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t, Justin Bieber shfaqet në publik

19. May 2025

Momente romantike midis Robertit e Anes

19. May 2025

Egli qëndroi në Prishtinë – zbulohet arsyeja!

19. May 2025

E pafat, këngëtarja humb unazën e martesës pas Eurovisionit

19. May 2025

IKSHPK paralajmëron për rrezikun shëndetësor nga grumbullimi i mbeturinave në Prishtinë

19. May 2025

Horoskopi ditor, 19 maj 2025

19. May 2025

Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

19. May 2025

Akuzat për dhunë ndaj partneres në Zvicër, Jozi kundërpërgjigjet për herë të parë

19. May 2025

Apple drejt prezantimit të një iPhone të ri – modeli i tij mund të sjellë telefonin më të përsosur ndonjëherë

19. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Showbiz»Flet “patriotja” rumune që i këndon Adem Jasharit – njeh historinë e Kosovës e flet shqip
Showbiz

Flet “patriotja” rumune që i këndon Adem Jasharit – njeh historinë e Kosovës e flet shqip

14. January 20254 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Se historia e Kosovës njihet pothuajse në gjithë botën, kjo tashmë dihet.

Për vendin tonë, ka mësuar mirë edhe një artiste nga Rumania, emri i të cilës është Andreea Vilcan – e njohur në TikTok.

Në një intervistë për Klankosova.tv, 31-vjeçarja e lindur dhe e rritur në Rumani, ka treguar se që në moshën pesëvjeçare mësoi për historinë dhe luftën e fundit në Kosovë.

“Të jem e sinqertë, e kam njohur Kosovën që e vogël, sepse gjyshërit e mi më tregonin histori për luftën që ndodhi atje. Atëherë nuk kuptoja shumë, sepse isha vetëm rreth pesë vjeç, por mbaj mend se si flisnin për Kosovën dhe se si familja ime ishte e pikëlluar për atë që po ndodhte me ju, me vendin tuaj”, tha Vilcan.

Më tej, artistja tha se e admiron forcën, guximin dhe vendosmërinë e shqiptarëve të Kosovës, pas asaj që përjetuan.

“Duke pasur miq në Kosovë që ndajnë historitë e tyre për atë që duhej të kalonin, më thyen zemrën. Mund të them vetëm se e di që kjo ju ka bërë më të fortë, dhe ju respektoj dhe admiroj për guximin, forcën, vendosmërinë tuaj dhe për të qenë dhe qëndruar një vend i bashkuar”.

Rumunja e cila është shfaqur në TikTok duke kënduar shqip këngët e njohura patriotike të Kosovës, mes tjerash tregoi pse zgjodhi të performonte pikërisht me projekte që brenda tyre kanë histori të vendit tonë, si “Mora Fjalë” dhe “A vritet pafajësia”.

 

“I zgjodha këto këngë pikërisht sepse e di domethënien e tyre, e di se çfarë kuptimi kanë për juve dhe ndërsa u lidha emocionalisht me vendin tuaj, ndjeva nevojën të mësoja më shumë për historinë tuaj. Prandaj lexova për Adem Jasharin dhe atë që bëri, gjë që më shtyu të vendosa që kënga e parë e njohur që do të këndoja do të ishte “Mora Fjalë”. Isha më shumë se e emocionuar me mënyrën se si u prit. Njerëzit më thonë se janë mirënjohës për atë që bëj, por dua që ata të dinë se gjithçka vjen nga zemra, nga dashuria. Unë i dua njerëzit; Unë i dua shpirtrat fisnikë, trima, njësoj si ju, populli i Kosovës”, tha 31-vjeçarja për Klankosova.tv, duke potencuar se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë.

“Meloditë dhe tekstet janë absolutisht të mrekullueshme”.

Pos që mësoi për historinë e Kosovës, Andreea e ka vizituar disa herë atë, duke thënë se e do shumë, sidomos natyrën e Pejës.

“Kam qenë shumë herë në Kosovë. Mendoj rreth gjashtë herë ose më shumë – kam humbur numërimin! Do të kthehem patjetër në rastin tjetër. Unë e dua vendin tuaj, kultura, ushqimi, njerëzit dhe peizazhet janë mahnitëse. E kam vizituar Pejën dhe planifikoj të kthehem atje sepse u dashurova me natyrën. Kam qëndruar në Prishtinë, por kam vizituar edhe Gjakovën, Ferizajn, sigurisht edhe Prekazin. Vitin e kaluar isha aty më 28 Nëntor dhe festova përkrah jush”.

31-vjeçarja me mbi 56 mijë ndjekës në TikTok zbuloi për Klankosova.tv, se ka punuar edhe në dy këngë origjinale të cilat poashtu janë në gjuhën shqipe.

“Aktualisht jam duke punuar në projekte të reja. Në shkurt, kam në plan të publikoj një këngë të re. Dhe për ata që nuk e dinë, përveç cover-ave viral që kam bërë për këngë si “Mora Fjalë”, “Xhamadani Vija Vija” dhe “A vritet pafajësia”, kam edhe dy këngë origjinale në shqip: Pa Ty dhe Nuk e Di”, tregoi këngëtarja.

 

Në fund, vajza nga Rumania falënderoi shqiptarët e Kosovës për mbështetjen e madhe, fjalët e mira dhe ngrohtësinë që ia transmetuan.

“Dua t’i falënderoj për gjithë mbështetjen e tyre, për fjalët e tyre të mira, për ngrohtësinë me të cilën më kanë pritur dhe që janë gjithmonë pranë meje! Gjithçka që bëj vjen nga dashuria. Kështu di më së miri ta shpreh dashurinë time – përmes muzikës. Jam e lumtur që me këngët e mia kam arritur t’u sjell gëzim në zemrat e tyre dhe uroj që të arrijnë ëndrrat e tyre, të jetojnë për veten e tyre dhe jo për mendimet e të tjerëve. Shpresoj që ata të shijojnë jetën, buzëqeshjen dhe dashurinë! Jeta është kaq e shkurtër! Ne duhet ta jetojmë atë për veten tonë, në dashuri, harmoni dhe paqe. Qofshi të bekuar”, u shpreh Andree.

108

Share. Facebook
Previous ArticleRonaldo – Al Nassr, gati marrëveshja e re, shuma faraonike që do ta përfitojë portugezi
Next Article Drenusha u përgatit ushqim tradicional banorëve

Related Posts

Pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t, Justin Bieber shfaqet në publik

19. May 2025

Momente romantike midis Robertit e Anes

19. May 2025

Egli qëndroi në Prishtinë – zbulohet arsyeja!

19. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mos flini si luanët! Gjumi i tepërt mund t’ju plakë trurin

Read More

Pas deklaratës së bujshme ndaj Diddy-t, Justin Bieber shfaqet në publik

Read More

Momente romantike midis Robertit e Anes

Read More

Egli qëndroi në Prishtinë – zbulohet arsyeja!

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.