Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Adelina Tahiri, vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar, jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin e saj të jetesës luksoze.
Adelina ndan rregullisht me ndjekësit në Instagram momente nga përditshmëria e saj, e karakterizuar shpesh nga destinacione luksoze, veshje të shtrenjta dhe detaje të jetës private.
Së fundmi, këngëtarja ka nisur pushimet në një vend luksoz, ku nuk kanë munguar as postimet provokuese.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ajo shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një paraqitje që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
