FBI deklaron se ish-Presidenti Donald Trump u godit në vesh nga një plumb gjatë atentatit ndaj tij më 13 korrik, duke i dhënë kështu qartësi ngjarjes, pas gati dy javësh konfuzioni dhe kundërthëniesh.
FBI sqaron se “ajo çfarë goditi ish Presidentin Trump në vesh ishte një plumb, qoftë i plotë apo i fragmentuar në pjesë më të vogla, që u shkrep nga arma e të dyshuarit të vdekur”.
Deklarata u bë dy ditë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha gjatë një seance dëgjimore në Kongres se nuk ishte e qartë nëse plagët e ish-Presidentit Trump u shkaktuan nga plumbi apo copëza të tjera.
Më herët gjatë së premtes, ish-mjeku në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të ish-Presidentit Trump, kundërshtoi deklaratën e drejtorit të FBI-së.
Fakti se një plumb e plagosi ish-Presidentin Trump në vesh dhe se ai i shpëtoi vdekjes me një distancë me centimetër, është shndërruar në një element kryesor për fushatën e tij elektorale.