Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi ka performuar së fundmi në një ngjarje madhështore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sjellë me vete energjinë karakteristike që e ka bërë të njohur në mbarë botën.
Me stilin e saj unik dhe vokalin karizmatik, Era elektrizoi skenën, ndërsa publiku e mirëpriti me ovacione dhe këndoi së bashku me të hitet që e kanë renditur ndër emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare