Elvana Gjata vazhdon rrugën e saj drejt suksesit ndërkombëtar.
Pas largimit e zhgënjyer nga skena e Festivalit të RTSH, ku zuri vendin e dytë, ajo zbuloi projektin me të cilin po merret.
Elvana po përgatitet të sjellë një këngë me producentin e famshëm Poo Bear, me të cilën ka pasur edhe bashkëpunime të mëparshme.
“One in a bilion” titullohet kënga që pritet të publikohet së shpejti.
Lajmi është njoftuar nga këngëtarja e cila duket ka bërë repost, postimin e producentit ku shkruhet: “One in a bilion .. Të fokusuar në pasionin tonë. E mrekullueshme të punosh me ty Elvana.”