temperaturat deri në 36 gradë
Në ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Prishtina Weather ka njoftuar për temperaturat që do të mbizotërojnë deri më datën 25 qershor.
Postimi i plotë: 23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.
24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës. 25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s. Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje.