Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në gjysmëfinalen e BBVA 4.
Derisa ishte duke u transmetuar LIVE, një nga banorët Jozefin Marku-Jozi, e goditi me forcë banorin tjetër, Besart Kelmendin e njohur si Gjesti.
Ky veprim, ngjalli reagime të ashpra dhe u dënua nga opinioni në Kosovë dhe Shqipëri.
E i nervozuar, me këtë veprim të Jozit, u shfaq edhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Pauli.
Ai tha në emisionin Weekend-i në Klan Kosova, se ishte aq i tronditur sa që e theu një televizor.
“Këtu siç e thashë, fajet i ka produksioni”, deklaroi ai.
Ndiqeni deklarimin e Paulit në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi Gjestit.