Një grua e moshuar ka ndryshuar së fundmi testamentin e saj për t’u lënë kafshëve shtëpiake rreth 2.5 milionë euro.
Gruaja nga Shangai në Kinë është identifikuar vetëm me mbiemrin Liu, dhe raportohet se e ka bërë ndryshimin pasi ‘është neglizhuar nga fëmijët e saj kur ka qenë në moshë të avancuar’.
Mediat vendase thonë se e moshuara ankohet se ata nuk e vizitojnë kurrë, edhe kur ka qenë e sëmurë, ndërsa shoqëria që i kanë bërë qentë e macet e saj i ka dhënë mbështetje e rehati.
Zonja Liu nuk ishte ligjërisht e aftë t’i lindte pronat e patundshme kafshëve të saj, pasi kjo nuk është e ligjshme në Kinë.