Robert Berisha është përfshirë ditën e sotme në një ak.sident me makinë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, këngëtari i njohur u shpreh se ka pasur dëme të mëdha në makinë, por ka vendosur që ta falë shoferin e kamionit.
Nga ana tjetër, moderatorët e programit e pyetën nëse u shqetësua partnerja e tij, Laureta, për rastin.
“Kur e lashë te mjeshtri makinën për ta rregulluar, i thashë eja më merr, erdhi e më mori, kam pas ngjarje edhe më të mëdha dhe nuk më ka gjetur gjë, se jam njeri i mirë dhe nuk i kam bërë njeriu keq, për momentin nuk është pranë meje, për pak do takohemi më pas”, tha Roberti.
Duke folur për romancën e re, ai tha se për katër vite ka qëndruar beqar dhe e ka shijuar, por tani e kishte të nevojshme që të lidhej.
“Kam pas qejf të bëj një pauzë, me shiju pak beqarinë, e kisha të nevojshme të lidhesha, gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar.
Kam pasur fat se kam rënë në një tip njësoj si unë, ajo ka ditëlindjen më 26 janar unë më 28 janar, tani po u besoj këtyre”, u shpreh këngëtari i njohur.
Ndërsa pyetjes se si u njohën, Berisha tha: “Prishtina është shumë e vogël, 4 herë më e vogël se Tirana, e të gjithë njihen, eshtë një vajzë e Prishtinës, e bukur, jo personazh publik ndoshta pas katër vitesh e meritoja një vajzë të bukur, edhe pse Shqipëria ka shumë vajza të bukura.”