‘E hëngri Einxhel’, banorët flasin për debatin e saj me Donaldin
Debati i Einxhelit me Donaldin ishte debati më i fortë i spektaklit të kaluar
Iliri, Monika dhe Arjola, kanë diskutuar marrëdhënien e tyre.
Monika mendon se Einxhel është shumë e zgjuar dhe nuk do e lejonte Donaldin për një sjellje të tillë po të mos i konvenonte, ndërsa Iliri dhe Arjola mendojnë ajo e ‘hëngri’ këtë situatë.
Përsëri ajo nuk bindej dhe ju sqaronte të dyve se dy persona që nuk flasin dhe kanë një raport të prishur, nuk vinë këtu dhe të bëhen sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe se të dy kanë qëndruar bashkë shumë.
Por Iliri mendon se Einxhel i ka dhënë një shansë të dytë Donaldit dhe kjo nuk e bindë Monikën e cila mendon se shansi jepet tek personat që sqarohen mes vete.
Ata përtej asaj mendojnë se Einxhel është ‘përdorur’ nga Donaldi.