Nëna e Mariah Carey, Patricia dhe motra Alison, ndërruan jetë në të njëjtën ditë gjatë fundjavës, u shpreh këngëtarja amerikane në një deklaratë.
“Zemra ime është vrarë që kam humbur nënën, fundjavën që shkoi”, tha Carey të hënën. Mjerisht në një kthesë tragjike të ngjarjeve, edhe motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë”.
Këngëtarja fituese e “Grammy”, tha se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para vde’kjes së saj dhe kërkoi privatësi.
Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për shkaqet e vdekjes.