Share
Foshnja shtatëmujashe Niveen, e lindur gjatë luftës në Gaza me një vrimë në zemër, është rikthyer në një zonë lufte, pas disa javësh trajtimi në një spital jordanez.

Ajo ishte një nga 29 fëmijët palestinezë të evakuuar në fillim të marsit, gjatë një armëpushimi të përkohshëm, për të marrë kujdes të specializuar jashtë Gazës,.
Sipas bbc, nëna e saj, Enas Abu Daqqa, 33 vjeçe, e cila e shoqëroi gjatë trajtimit, thotë se nuk e priste të kthehej në Gaza ndërkohë që lufta ishte përshkallëzuar sërish.
“Si mund të na kthejnë në mes të luftës?”, pyet ajo e tronditur, ndërsa përpiqet të mbrojë vajzën e saj të brishtë në një kamp refugjatësh, mes të nxehtit dhe bombardimeve.
35