Këngëtari Butrint Imeri duket se po vazhdon të shijojë romancën e tij me modelen turke, Sezen Cicfoglu.
Distanca nuk përbën problem për çiftin që disa javë më parë u panë në pushime në alpet zvicerane.
Ata janë takuar sërish dhe madje në Prishtinë.
Me anë të një ‘story’ Sezen bëri me dije se tashmë gjendet në kryeqytetin kosovar.
Më pas ‘story’ publikoi edhe Butrinti, teksa shfaq të dashurën në makinën e tij dhe bashkë këndojnë këngën e fundit ‘Lej kto rrena’.
Çifti duken më se të lumtur dhe tani siç duket Butrinti do e prezantojë bukuroshen me shoqërinë e tij dhe mbase mbase edhe me familjen! Asnjëherë s’i dihet!