Dua ka rrëfyer rrugëtimin e saj drejt suksesit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Sunday Morning’, ku ka folur për rrugëtimin në muzikë si dhe për qëllimet e saj në karrierë, shkruajnë mediat e huaja.
LEXO EDHE: Ja çfarë bën Enca porsa zgjohet nga gjumi!
Ajo foli gjithashtu për largimin nga Kosova për të ndjekur karrierën në Londër.
Gjatë intervistës është theksuar fakti se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe.
Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën.
Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.
“Unë jam mjaft bindëse, qartë! Prindërit e mi më thoshin ‘Çfarë po bën? A je i sigurt se kjo është ajo që dëshiron të bësh?’. Dhe unë u thosha ‘Po, thjesht do të vazhdoj të shkoj”, u shpreh ajo gjatë një interviste të fundit për “CBS News”.