Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

18. May 2025

Për 12 orë u kërkuan 200 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi

18. May 2025

Vetëm 28 orë: Ndërtesa gjigante ndërtohet në kohë rekord në Kinë

18. May 2025

Xhensila ndanë pamje nga pushimet

18. May 2025

Detaje që s’mund të shpëtojnë syrit: Adri dhe Iliriana në pritje të ëmbël?

18. May 2025

Erdogan e ‘kap’ Macronin nga gishti, video bëhet virale

18. May 2025

Papa Leo mban meshën e inaugurimit

18. May 2025

Semi Japuaj thotë “Amore” në projektin e fundit

18. May 2025

OBSH: Ulja e konsumit të kripës me 25 për qind, mund të shpëtojë rreth 900 mijë jetë në Evropë deri në 2030

18. May 2025

Studim: Modelet si ChatGPT vetë-organizohen dhe koordinohen si njerëzit

18. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Showbiz»Dua Lipa, e nominuar e trefishtë për “Brit Awards”
Showbiz

Dua Lipa, e nominuar e trefishtë për “Brit Awards”

25. January 20247 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Me gjashtë trofe deri më tash, këngëtaren nga Kosova me famë botërore e presin edhe tre. Është nominuar në tri kategori dhe e sigurt është se do të ngjitet në skenën e “O2 Arena”. Por kryepersonazhe e ceremonisë së sivjetme të “Brit Awards” është këngëtarja 26-vjeçare, Raye. Pop-artistja ka bërë histori në “Brit Awards” duke u bërë artistja e parë që merr shtatë nominime në një vit

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore është e pashmangshme në mesin e të nominuarve për “Brit Awards”, çmimet prestigjioze britanike në industrinë e muzikës. Është nominuar për artistin/artisten britanike të vitit, kënga e kënduar prej saj, “Dance the Night“, është nominuar për këngën e vitit, e po ashtu është edhe në kategorinë e njohur si “Pop Act”. “Dance the Night” si kolonë zanore e hitit filmik “Barbie” konsiderohej si favorite edhe për nominim për “Oscar”, por nuk është në listë. E, “BRIT Awards” nuk janë të panjohura për Dua Lipën.

Ajo deri më tash ka gjashtë trofe të çmimit prestigjioz. E vulosi suksesin më 2022, kur rrëmbeu trofeun që e kurorëzoi si artistja më e mirë pop/R&B në “Brit Awards”. Lipa, e cila nuk ishte e pranishme në ceremoni atë vit, do të përdorte rrjetet sociale për ta ndarë gëzimin me ndjekësit e saj. “Ani pse do të donim që të ishim në Londër që të festojmë së bashku me ju – ne kemi qenë duke ushtruar që të japim një spektakël sa më të mirë për ju”, kishte shkruar ajo. Këngëtarja ishte në përgatitje të paraqitjes së saj në Miami të Floridës, në kuadër të turneun e saj “Future Nostalgia”.

Lipa për herë të parë u shpërblye në këtë ceremoni në vitin 2018 kur mori Çmimin si këngëtarja më e mirë solo dhe artistja më e re që depërtoi në skenë. Një vit më pas, më 2019, ajo mori përsëri Çmimin për këngën më të mirë me “One Kiss”. Ani pse në 2020 nuk ishte në mesin e të nominuarve, u rikthye në vitin 2021 me nominim të trefishtë, njësoj si sivjet. Triumfoi në dy kategori: u shpërblye si artistja më e mirë britanike dhe mori Çmimin për albumin më të mirë. Në kategorinë për albumin më të mirë pati triumfuar me “Future Nostalgia” që ia dha epitetin alfa e discos. Atë vit nuk arriti të triumfonte në kategorinë për këngën më të mirë me hitin “Physical”.

E sigurt për sivjet është që nuk do të mungojë në ceremoni. Është artistja e parë e konfirmuar që do të performojë më 2 mars në “O2 Arena” në Londër.

Por kryepersonazhe e ceremonisë së sivjetme të “Brit Awards” është këngëtarja 26-vjeçare, Raye. Pop-artistja ka bërë histori në “Brit Awards” duke u bërë artistja e parë që merr shtatë nominime në një vit të vetëm dhe kurorëzon një rikthim të shkëlqyeshëm në karrierë pas viteve të shpenzuara në pritje për sukses në një label të famshëm muzikor. Raye ka dy nominime për këngën e vitit duke përfshirë edhe në kategoritë e artistes më të mirë, pop dhe R&B dhe pavarësisht se debutimi i saj ishte 10 vjet më parë, u nominua edhe në kategorinë e artistit të ri. Ajo gjithashtu është një nga pesë të nominuarit në kategorinë kryesore të albumit të vitit, për “My 21st Century Blues”, një album debutues shumë ambicioz që përmban elementë pop, deep house, hip-hop, funk, R&B dhe balada, me tekste të drejtpërdrejta që trajtojnë temat si dhunimi seksual me të cilin u përball në industrinë muzikore. Mbështetur nga kënga e saj numër 1 “Escapism” – gjithashtu sukses në SHBA – albumi arriti në vendin e dytë në Britani, dhe u pasua nga një version live i regjistruar me një orkestër simfonike në “Royal Albert Hall”.

Falë këngëve të suksesshme në nivel global si “Sprinter” nga “Central Cee” dhe Dave, që dominuan verën, rapi britanik gjithashtu është mirë i përfaqësuar në “Brit Awards” këtë vit. Central Cee dhe J Hus kanë marrë nga katër nominime, përfshirë tri për Little Simz dhe Dave. Little Simz dhe J Hus konkurrojnë me Raye në kategorinë e albumit, së bashku me Blur.

Një tjetër skocez, Calvin Harris, shkon në 14 nominime (përfshirë dy fitore) në “Brits…” gjatë viteve, me tri të tjera në kategoritë dance, pop dhe të këngës më të mirë pas njërit prej hiteve më të mëdha të vitit 2023, “Miracle”, një kthim në trance nga vite ’90 me Ellie Goulding në vokal. Këngëtarja e pop-soul, Olivia Dean, përmbyll vitin e saj me tri nominime, pasi ka lansuar një album debutues në “Top-5” dhe ka mbi tre milionë dëgjues në Spotify.

Por disa yje të mëdha si “The Rolling Stones”, Ed Sheeran, Stormzy dhe Lewis Capaldi megjithëse kanë lansuar albume që zënë vendet e para në top-lista, kanë marrë vetëm nga një nominim. Sam Smith dhe “Gorillaz”, të dy favoritë të mbrëmjeve të muzikës në vitet e mëparshme, nuk kanë marrë asnjë nominim.

Përveç Dean dhe “Young Fathers”, të nominuarit për herë të parë përfshijnë raperët K-Trap dhe Casisdead, këngëtaret alt-pop CMAT dhe Caroline Polachek, producenti i muzikës dance, Barry Can’t Swim, këngëtarja e muzikës “afrobeats”, Asake, këngëtarja e soulit, Cleo Sol dhe të tjerë.

Çmimet kanë marrë kritika në të kaluarën për dominimin e meshkujve në nominime, si në vitin 2020, kur vetëm një grua u nominua nga 25 vende në kategoritë me gjini të përzier. Në vitin 2022, organizatorët eliminuan kategoritë e ndara sipas gjinive. Kjo kategori tani është zgjeruar në 10 artistë për të ndihmuar në përfshirjen e një diversiteti më të madh.

Përveçse është e diversifikuar sa u përket racave, këtë vit, përfaqësimi i grave arrin në një shifër inkurajuese prej 57 për qind në nominime të përgjithshme nëse përfshihen grupet.

Çmimet ndahen nga Akademia e “Brit Awards”, e përbërë nga muzikantë, stafi i industrisë dhe figura mediatike, por publiku britanik do të vendosë për fituesit e pesë kategorive të zhanreve, me votim që do të zhvillohet nëpërmjet Instagramit.

Përgatiti: Enis Bytyqi

LISTA E PLOTË E NOMINIMEVE PËR “BRIT AWARDS” 2024

Albumi britanik i vitit

Blur – “The Ballad of Darren”

J Hus – “Beautiful and Brutal Yard”

Little Simz – “No Thank You”

Raye – “My 21st Century Blues”

Young Fathers – “Heavy Heavy”

Artisti britanik i vitit

Arlo Parks

Central Cee

Dave

Dua Lipa

Fred Again

J Hus

Jessie Ware

Little Simz

Olivia Dean

Raye

Grupi britanik

“Blur”

“Chase and Status”

“Headie One & K-Trap”

“Jungle”

“Young Fathers”

Artisti më i mirë i ri

Mahalia

Olivia Dean

PinkPantheress

Raye

Yussef Dayes

Kënga e vitit

Calvin Harris dhe Ellie Goulding – “Miracle”

Cassö, Raye and D-Block Europe – “Prada”

Central Cee – “Let Go”

Central Cee dhe Dave – “Sprinter”

Dua Lipa – “Dance the Night”

Ed Sheeran – “Eyes Closed”

J Hus – “Who Told You”

Kenya Grace – “Strangers”

Lewis Capaldi – “Wish You the Best”

PinkPantheress – “Boy’s a Liar”

Raye – “Escapism”

Rudimental, Charlotte Plank dhe Vibe Chemistry – “Dancing Is Healing”

Stormzy dhe Debbie – “Firebabe”

Switch Disco dhe Ella Henderson – “React”

Venbee dhe Goddard – “Messy in Heaven”

Artisti ndërkombëtar

Asake

Burna Boy

Caroline Polachek

CMAT

Kylie Minogue

Lana Del Rey

Miley Cyrus

Olivia Rodrigo

SZA

Taylor Swift

Grupi ndërkombëtar

“Blink-182”

“Boygenius”

“Foo Fighters”

“Gabriels”

“Paramore”

Kënga ndërkombëtare

Billie Eilish – “What Was I Made For”

David Kushner – “Daylight”

Doja Cat – “Paint the Town Red”

Jazzy – “Giving Me”

Libianca – “People”

Meghan Trainor – “Made You Look”

Miley Cyrus – “Flowers”

Noah Kahan – “Stick Season”

Robin Schulz dhe Oliver Tree – “Miss You”

Olivia Rodrigo – “Vampire”

Peggy Gou – “(It Goes Like) Nanana”

Rema – “Calm Down”

SZA – “Kill Bill”

Tate McRae – “Greedy”

Tyla – “Water”

Rock/alternative

“Blur”

“Bring Me the Horizon”

“The Rolling Stones”

“Young Fathers”

“Yussef Dayes”

Hip-hop/grime/rep

Casisdead

Central Cee

Dave

J Hus

Little Simz

Dance

Barry Can’t Swim

Becky Hill

Calvin Harris

Fred Again

Romy

Pop

Calvin Harris

Charli XCX

Dua Lipa

Olivia Dean

Raye

R&B

Cleo Sol

Jorja Smith

Mahalia

Raye

Sault

126

Dua Lipa
Share. Facebook
Previous ArticleU kritikua ashpër për fjalorin e përdorur, Efi i del në mbrojtje Eglës
Next Article Në Arabinë Saudite pas 70 vjetësh do të hapet një dyqan për shitjen e alkoolit

Related Posts

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

18. May 2025

Xhensila ndanë pamje nga pushimet

18. May 2025

Detaje që s’mund të shpëtojnë syrit: Adri dhe Iliriana në pritje të ëmbël?

18. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

Read More

Për 12 orë u kërkuan 200 mijë bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Read More

Vetëm 28 orë: Ndërtesa gjigante ndërtohet në kohë rekord në Kinë

Read More

Xhensila ndanë pamje nga pushimet

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.