Gresa Gashi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka folur për fituesin e këtij edicioni të shout më të madh televiziv në vend.
Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se nuk ka mendim nëse e ka merituar apo jo Drilon Rama, fitoren.
“Padyshim që ia kam uruar fitoren, në ndejën pas finales. Nuk e di se a e ka merituar apo jo, publiku e ka vendos”.
“Ai është djalë i mirë, shumë i edukuar, por për mendimin tim aty brenda lojë nuk ka pasë”, ka thënë Gashi. /Klankosova.tv