Romancat janë shpesh të vështira për t’u menaxhuar dhe në jo pak raste ato përfundojnë në ndarje dhe thyerje zemrash për partnerët. Por, sipas psikologes Bethany Cook, si çdo cikël tjetër në jetë që ka një fillim dhe një fund, edhe historitë e dashurisë ndodh që bëjnë të njëjtin rrugëtim. Por, ju duhet të jeni gati për t’u ndjerë sërish i/e dashuruar pavarësisht rrethanave.
Ja disa shenja që tregojnë se ju jeni gati për të ndjerë sërish ca flutura në stomak:
1. Keni punuar me vetëdijen tuaj
2. Ndiheni të sigurt/a në aftësitë tuaja të komunikimit
3. Ndiheni të qëndrueshëm emocionalisht
4. Ju e dini më mirë se si të vendosni (dhe të respektoni) kufijtë
5. E dini tipin/en me të cilën përputheni shpirtërisht
6. E dini gjuhën e faljes
7. Ndiheni të rritur mjaftueshëm për të marrë vendime të reja
8. Ndiheni rehat vetëm
9. Mund të flisni hapur për seksin
10. Bëni përpjekjet tuaja
11. Keni një ide të qartë të asaj që doni të bëni në të ardhmen
12. Ndjeni se e keni kapërcyer ndarjen e fundit
13. Nuk mendoni se keni bërë diçka të gabuar