I ftohti “i ashpër” arktik ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë, ku janë shënuar temperatura rekorde të ulëta.
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së paralajmëroi të premten se temperaturat do të ulen 15 deri në 35 gradë Celsius nën mesataren në një zonë të gjerë të vendit, nga Lugina e Misisipit të Epërm deri në New England.
Temperatura e ajrit prej -78 gradë Celsius raportohet se është konstatuar në malin e Uashingtonit në New Hampshire, gjegjësisht në majën më të lartë në verilindje të SHBA-së, raporton bbc.
Byroja e Shërbimit Kombëtar të Motit në Caribou, Maine, pranë kufirit kanadez, paralajmëroi për “mot kërcënues për jetën”.
Shkollat në verilindje anuluan mësimet të premten, përfshirë Bostonin, ku kryetari i qytetit shpalli gjendjen emergjente, e cila do të jetë në fuqi deri të dielën.