Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Për djalin e saj, Klea Huta shprehet me pendesë: Nuk do ta publikoja Kridin

13. May 2025

Ky shtet evropian lëkundet nga një tërmet i fuqishëm

13. May 2025

Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë

13. May 2025

Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën elitare të Zvicrës

13. May 2025

Xhensila tregon format seksi nga palestra

13. May 2025

Vesa Smolica vezulluese në paraqitjen e fundit

13. May 2025

E pazakonshme, aktorja promovon xhelin për rritjen e intimitetit në Instagram

13. May 2025

Lumbardh Salihu në lidhje dashurie me moderatoren e njohur nga Shqipëria?

13. May 2025

Me muzikë patriotike veteranët e UÇK-së festojnë anulimin e konferencës së Trendafilovës

13. May 2025

Bella mahnit me transformimin e ri, paraqitja mahnitëse në Kanë

13. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lifestyle»Dieta e anemisë dhe lëngjet që këshillohen kundër saj
Lifestyle

Dieta e anemisë dhe lëngjet që këshillohen kundër saj

11. June 202410 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Bisedë me Anila Kalleshi, dietologe klinike

Ekzistojnë lloje të ndryshme të anemisë, të cilat kanë shkaktarë të ndryshëm. Shpesh anemia mund të paraqitet si pasojë e humbjes së gjakut, gjatë traumës apo operacionit. Gjendjet e tjera janë të trashëguara ose zhvillohen me kalimin e kohës. Për të sqaruar më tej për Aneminë, po ju sjellim këshillat e MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike…

Ç’është anemia dhe si shfaqet ajo?

Anemia është mungesa e hekurit në gjak, i cili mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe rraskapitur. Anemia është e lidhur me problemin e hemoglobinës, proteinave në rruazat e kuqe të gjakut që janë të pasura me hekur. Hemoglobina ndihmon që të bartet oksigjeni në pjesë të ndryshme të trupit. Kur keni numër të zvogëluar të rruazave të kuqe të gjakut ose ato qeliza nuk përmbajnë mjaft hemoglobinë, ka më pak oksigjen në gjakun i cili shpërndahet në tërë trupin. Kjo shkakton lodhjen e ndërlidhur me aneminë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të anemisë, të cilat kanë shkaktarë të ndryshëm. Shpesh anemia mund të paraqitet si pasojë e humbjes së gjakut, gjatë traumës apo operacionit. Gjendjet e tjera janë të trashëguara ose zhvillohen me kalimin e kohës. Në rastet më të rënda të anemisë, trupi nuk mund të prodhojë mjaft rruaza të kuqe të gjakut, si tek anemia aplastike, ose ekziston shkatërrim shumë i madh i rruazave të kuqe të gjakut, si tek anemia hemolitike. Këto lloje të rënda të anemisë kërkojnë ndihmën e mjekut, dhe shpesh edhe shërim. Te rastet e lehta deri tek ato të moderuara, anemia mund të parandalohet ose të shërohet me ushqim dhe shpesh quhet anemi për shkak të mungesës së hekurit. Hekuri është nutrienti kyç, i cili ndikon në sasinë e hemoglobinës në gjak. Më shumë hemoglobinë ofron shpërndarje më të mirë të oksigjenit nëpër trup. Mirëpo, trupi absorbon hekurin nga burimet shtazore dhe nga burimet bimore në mënyrë të ndryshme. Hekuri heme vjen nga burimet shtazore dhe më lehtë absorbohet nëpër trup. Hekuri joheme vjen nga burimet bimore. Edhe pse ka lëndë ushqyese dhe ushqime që mund të ndihmojnë në absorbimin e hekurit, ka edhe disa që reduktojnë absorbimin e tij, për shembull, për së tepërmi polifenole nga çajet dhe kafja, fitatet dhe oksalatet nga drithërat e papërpunuara dhe perimet jeshile dhe kalciumi i tepërt. Këto lendë lidhen me hekurin dhe mund të parandalojnë absorbimin e tij. Prandaj, nuk këshillohet që të konsumohen gjatë dhe pas vakteve të ushqimit, sepse ndalojnë absorbimin e hekurit dhe lëndëve të tjera në gjak dhe organizëm. Ushqimet që ndihmojnë absorbimin e hekurit janë: peshku, pula, portokalli, pjepri, luleshtrydhet, qitro, brokoli, lakra e Brukselit, domatja, lëngu i domateve, patatja, speci i kuq dhe jeshil , vera e bardhë. Për disa mishi dhe produktet e tij janë burimi i vetëm i hekurit, ka edhe shumë opsione tjera që nuk përfshijnë mishin, dhe mund të parandalojnë aneminë. Është e nevojshme të balancohet konsumimi i ushqimeve me mish dhe të përmirësohet konsumimi i vitaminës C për t’u rritur absorbimi i hekurit nga ato burime. Hekuri mund të gjendet tek e verdha e vezëve, pula, mishi pa yndyrë i lopës, salmoni . Ushqimet bimore përfshijnë fasulet e thata, frutat e thata, siç janë kumbullat dhe rrushi i thatë, bajamet, arrat braziliane dhe perimet e gjelbra siç janë brokoli, lakra jeshile, spinaqi dhe sallata. Drithërat e plota, duke përfshirë edhe grurin , tërshërën dhe orizin integral,ndihmojnë ne përthithjen e hekurit. Kur hani burime bimore të hekurit konsumoni dhe ushqime që përmbajnë vitaminë C. Kur hani ushqim me prejardhje shtazore me të hani edhe burimet bimore të pasura me hekur. Ushqimet e pasura me hekur: midhjet, mëlçitë e pulës, e lopës, mishi lopës. pulës, frutat e detit , sardelet, mishi i bibës.

Cilat janë bimët kuruese dhe çfarë përmbajnë ato?

– Lëng majdanozi

Majdanozi është bimë e zakonshme, përbërësit e të cilit kanë vlera në mjekësinë alternative dhe në gatim. Ai është i pasur me vaj eterik, me kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikro elemente të tjera, por është edhe burim për vitaminat C, A dhe K. Përgatitja: 1 grusht majdanoz; lëng limoni ( 1 kokërr); 200 ml ujë. Pastroni majdanozin dhe vendoseni në blender dhe shtoni lëngun e limonit, së bashku me ujin. Përziejini për disa minuta. Konsumojeni esëll përpara vaktit të mëngjesit.

– Lëng panxhari dhe maja birre

Panxhari është I pasur me hekur, që është i përsosur kundër simptomave të anemisë. Panxhari është unik për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave antikancerogjene dhe karotenoideve. Kjo perime po ashtu është burim i shkëlqyer i acidit folik. Panxhari është i mbushur me antioksidantë, të cilat e mbrojnë organizmin nga plakja e parakohshme dhe e ndihmojnë në luftë kundër shumë sëmundjeve. Betacyanin është pigment, i cili i jep panxharit ngjyrën e tij të kuqe. Ky pigment absorbohet në gjak dhe rrit aftësinë e gjakut për të transferuar oksigjen edhe deri në 400 për qind. Dhuron energji, lufton dhimbjet ndërsa nutrientet nga ai forcojnë flokët dhe thonjtë e dobët. Përgatitja: 1 panxhar; 1 karrotë; 1 lugë maja birre (5 gr); 1 gotë ujë (200 mL). Panxharin dhe karotën i copëtoni në pjesë dhe i vendosni në blender. Shtoni gotën me ujë dhe lugën me tharmin e birrës dhe i përzieni për disa minuta. Lëngun e pini menjëherë.

-Lëng me karota dhe lakër

Karotat dhe lakrat ofrojnë një sasi të shëndetshme me fibra, vitamina dhe mineraleve esenciale që rigjallërojnë trupin. Karotat përmbajnë: Betakaroten,Vitaminën E, B1, B2, B6, C, Acid Folik, Zink, Kalcium, Magnezium, Kalium, Natrium dhe shumë të tjera. Karotat forcojnë sistemin imunitar pasi përmbajnë lloje të ndryshme të materieve ushqyese dhe antioksiduese, që së bashku me vitaminën C, forcon sistemin imunitar. Ato janë të mira për sistemin kardiovaskular pasi që disa përbërës të sajë ofrojnë një lloj mburoje mbrojtëse në zemër. Studimet kanë treguar se konsumimi i ushqimeve me sasi të lartë të karotenoideve zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Konsumimi i rregullt i karotave mbron zemrën nga dëmet oksiduese, nga formimi i pllakave dhe ngritjen e kolesterolit. Konsumimi I tyre ndihmon dhe përmirëson shikim sidomos gjatë natës dhe gjithashtu mbron kundër problemeve të syve siç mund të jetë Glaukoma. Konsumimi i karotave mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i mushkërive, atij të gjirit dhe kancerit të zorrëve. Për arsye se karotat janë të pasura me disa antioksidues të cilët luftojnë kancerin duke shkaktuar qelizat e para kancerogjene te tumoret. Kështu karotat posedojnë përbërës anti-kancerogjen. Karotat janë të dobishme edhe për shëndetin dental, pasi që ato gërryejnë pllakat dhe pjesore e ushqimeve nga dhëmbët mu ashtu si vepron furça. Ato stimulojnë mishin e dhëmbëve, vrasin mikrobet dhe parandalojnë prishjen e dhëmbëve. Konsumimi i tyre, ndihmon trupin në largimin e helmeve. Parandalon plakjen pasi që Betakaroten ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave. Te femrat ndihmon në rregullimin e gjakderdhjes pushon dhimbjet gjatë fazës menstruale. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu parandalon simptomat e anemisë dhe ndihmon në përmirësimin e performancave mendore dhe fizike.

Përgatitja:
3 karota; 3-4 gjethe lakre; 1 gotë ujë (200 mL). Pastroni perimet dhe i hidhni në blender. I përzieni së bashku me një gotë me ujë. Pijeni sa më shpejtë që është e mundur. Mund të pini dy gota të tilla në ditë.

-Lëng panxhari, karote dhe molle

Një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët. Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:

-Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen. – Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulcerën.

– Fuqizon mushkëritë, parandalon atakun kardiak dhe tensionin e lartë të gjakut.
– Forcon sistemin imunitar
-Bën mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden. -Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
-Ndihmon funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bën lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
– Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt. -Të qetëson nga dhimbjet
-Ndihmon të sëmuret me rinit alergjik.
-Lëng me luleshtrydhe, manaferra dhe mollë

Ky lëng i shijshëm jo vetëm se përmban hekur, por edhe fibra e antioksidues që ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Manaferrat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese. Ato janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë që i vë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë. Antocianina, e cila i jep ngjyrë të errët boronicave, është një antioksidant për të cilin është dëshmuar se i parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira të cilat i dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer. Studimet kanë treguar se manaferrat përmbajnë acidin elagjik për të cilin është dëshmuar se parandalon formimin e sëmundjeve kancerogjene. Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar. Luleshtrydhet rregullojnë tensionin e gjakut Parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare Parandalojnë kancerin Forcojnë kujtesën Parandalojnë artritin dhe dhimbjen e kyçeve Mbajnë nën kontroll diabetin Përmirësojnë shikimin Mbajnë lëkurën të shëndetshme Rritin imunitetin Mollët janë të pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe të përkryer kundër plakjes. Molla përmban pektin e cila është e njohur qe ndihmon te ndiheni të ngopur. Mollët janë për mbrojtjen e kockave, studiuesit francez gjeten se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm tek mollët dhe mund të mbrojë gratë ne fazen post –menopauze, osteoporozën dhe mund të rrisë densitetin e kockave. Ato ndihmojnë ne sëmundjen e azmave. Fëmijët me astmë që pinë lëng molle në baza ditore vuajnë me pak se fëmijët që pinë lëng molle vetëm një herë në muaj. Fëmijët e lindur nga gratë që hanë shumë mollët gjatë shtatzënisë kanë shkallë më të ulët të astmës se fëmijët,nënat e të cilëve hane rralle molle. Parandalon Kancerin e mushkërive Sipas një studimi te 10.000 njerëz, ata që kishin ngrënë mollë kishin një rrezik 50 për qind më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe kjo ndodh për shkak të niveleve të larta të quercetines dhe naringines tek mollët. Parandalojnë kancerin e gjirit. Një studim i Universitetit Cornell zbuloi se minjtë që hanin një mollë në ditë reduktuan rrezikun e tyre të kancerit të gjirit me 17 %. Minjtë e ushqyer me tre mollë në ditë e reduktuan rrezikun e tyre me 39 % dhe ato të ushqyer me gjashtë mollë në ditë e reduktuar rrezikun e tyre me 44 % Parandalojnë kancerin e zorrës së trashë. Vetitë natyrore te acidit në mollë ndihmojnë për të mbajtur të pastër dhëmbët dhe aromë të mirë të gojës. Kur ju hani mollë, fibra të pastron dhëmbët, ndërsa vetitë antivirale e frutave mbajnë bakteret dhe viruset larg. Përtypja e një mollë gjithashtu stimulon prodhimin e pështymë në gojën tuaj, e cila ndihmon në reduktimin e prishjes se dhëmbëve nga ulja e niveleve të baktereve.

Përgatitja:
4 kokrra luleshtrydhe, 3 manaferra; 1 kokërr mollë; gjysmë gote ujë (100 mL). Të gjitha në blender. Konsumojeni në mëngjes.

-Lëng me spinaq, selino dhe karotë
Ky lëng i perimeve përmban vitamina dhe minerale që shtojnë energjinë trupore kur shfaqen dhimbjet kronike dhe anemia. Përgatitja: 4 karota; grusht spinaq; 1 kërcell selino; 1 1 gotë me ujë (200 mL). Preferohet esëll në mëngjes LËNG ME RREPA DHE LAKËR Lëngu nga rrepat dhe lakrat ka pak kalori dhe mund të përfshihet në ushqimin tuaj si parandalues i anemisë dhe kontrollon plogështinë dhe dhimbjet.

Përgatitja:
5 gjethe lakre; 4 rrepa; 2 grushte spinaq; 1 gotë ujë (200 mL). Të gjitha në blender. (Telegrafi.al)

115

Anemia
Share. Facebook
Previous Article“Investova në ty, me mish e me shpirt”, Rinor Hykolli i’a kthen Tayna-s këngën
Next Article “Më ofendove, je mosmirënjohëse”!/ Plas debati midis Glorias dhe Baby G-së

Related Posts

Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë

13. May 2025

Drita natyrale përmirëson humorin dhe ritmin cirkadian

12. May 2025

Uthulla e mollës ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak

11. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Për djalin e saj, Klea Huta shprehet me pendesë: Nuk do ta publikoja Kridin

Read More

Ky shtet evropian lëkundet nga një tërmet i fuqishëm

Read More

Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë

Read More

Xherdan Shaqiri zgjedhet lojtari më i mirë i javës në ligën elitare të Zvicrës

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.