Reperi Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pas përleshjes që kishte ndodhur para disa netësh në një diskotekë në Pejë, shkruan Infolinenews.

Ai po kërkohet për shkak se po dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij i kanë rrahur brutalisht dy persona.
Reperi i njohur është paralajmëruar se mund të arrestohet nga policia sapo të hyjë në Kosovë.
Ky i fundit ka dalë sot me një deklaratë, në rrjetin social Instagram, ky tregon qartazi se atë natë nuk e kishte “prekur askend me dorë” sic thotë ai, dhe se po ndjek rrugët ligjore për këtë “padrejtësi” siç pohon ai.
Më poshtë reagimi i plotë: