Koordinatorja e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Pas përfundimit të intervistimit, ajo tha se në Prokurorinë Speciale ka shkuar për “zbardhjen e së vërtetës”.
“Nga prokurori u intervistova për ta zbardhur të vërtetën”, tha shkurt Mihali.
Prokuroria Speciale e ka konfirmuar për Klankosova.tv se Mihali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares “për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”.