Në një event për modën britanike, Mbreti Charles III dhe David Beckham u takuan mbrëmë.
Ish-ylli i futbollit i bëri një surprizë të këndshme monarkut të ri.
Ai i ofroi një kavanoz me mjaltë që e bëri vetë në shtëpi, ku mban koshere bletësh.
Beckham thuhet se ka ngritur koshere bletësh në kopshtin e shtëpisë së tij në Cotsëolds që nga koha e karantinës. Mbreti Charles III dukej se ishte veçanërisht mirënjohës për dhuratën e Davidit.