Gjykata Kushtetuese dje ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.
I menjëhershëm ka qenë edhe veprimi i u.d së presidentes, Vjosa Osmani.
LEXO EDHE: Valdete Daka: KQZ-ja e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve
E njëjta do t’i mbledhë sot partitë politike, ku temë do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme.
Nga zyra e u.d së presidentes kanë treguar se kur do të mbahen takimet me liderët politik.
Takimi i parë do të nis nga ora 13:00, duke filluar me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Më pas në orën 14:00 ajo pritet të takohet me Isa Mustafën, e në zyrë Osmani në orën 15:00 do të pres Enver Hoxhën nga PDK.
Me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ajo do të takohet në orën 16:00.