Dasmat janë më të rralla në shtator. Por Shkenda Dubova ka vendosur që të bëjë zhurmë në fund të muajit për t’i dhënë fund beqarisë.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se këngëtarja dhe biznesmenja e suksesshme do të martohet, më 26 shtator të këtij muaji.
Shkenda do të martohet me një biznesmen të njohur, emri i të cilit është shumë i njohur në Zvicër.
Dasma pritet të mbledhë emra të shquar të muzikës shqiptare dhe figura të njohura të botës së muzikës e biznesit.