Dardan Krivaqa pritet sot që të paraqitet para gjykatës
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor në rastin e v\rasjes së 18 vjeçares nga Ferizaj pritet që sot të dal para gjykatës. Avokati i tij Admir Salihu, tha që sot mund të ndodh që ai të paraqitet para trupit gjykues. “Atij i është caktuar dje masa e paraburgimit prej 48 orë, por s’besoj që e lënë deri nesër.
Ai sot mund të paraqitet para gjykatës. Por, ende nuk kam ndonjë informacion”, tha ai për Klan Kosova. Kurse zyrtarja për informim Albënora Bekteshi-Hoti, tha se nuk ka akoma një kërkesë nga ana e prokurorisë. “Ende nuk kemi ndonjë kërkesë të paraqitur nga ana e prokurorisë. Në momentin që do të kemi do të ju njoftojmë”, tha ajo.