Dafina Zeqiri është një prej këngëtarëve që merr më së shumti vëmendje.
Nga performancat, stili i veshjes e deri të menyra e jetesës, Dafina është gjithnjë nën “lupën” e ndjekësve.
Ajo ka postuar fotografi nga Stambolli, e veshur me kostum dy pjesësh të kaltër, ku shfaq linjat e saj fantastike të trupit, raporton Indeksonline.
Por çfarë merr vëmendje është mbishkrimi i fotografive.
“Mama e ardhshme” ka shkruar Dafina, duke ngjallur dyshimet për shtatzëni.
Komentet në fotografi kanë qenë të menjëhershme, duke i thënë Dafinës se “do të jetë një mama shumë e mirë”./