Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

16. Juni 2025

Santiana ‘shokon’ me postimin e fundit në Instagram

16. Juni 2025

Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve

16. Juni 2025

Motoçiklisti lëndohet në aksident në Lipjan, arrestohet shoferi i veturës

16. Juni 2025

Justin Bieber shpërthen në rrjet gjatë Ditës së Babait, teksa ndan pamje të djalit

16. Juni 2025

Prej Zvicrës në Kosovë, Xhuli i “gjuhet” shtalbave: “Me 1 euro knaqesh, ski nevoj 100 franga”

16. Juni 2025

Rita Ora me bikini, duket më seksi

16. Juni 2025

“Prezervativë, lubrifikantë, mjaltë” – asistenti i Diddyt zbulon se çfarë i bleu reperit për ‘netët mbretërore’

16. Juni 2025

Ambasada Amerikane në Tel Aviv mbyllet përkohësisht pas sul’meve iraniane

16. Juni 2025

Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Çka janë yndyrat e mira?
Lifestyle

Çka janë yndyrat e mira?

14. Januar 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Ushqimi juaj duhet të jetë i pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produkte si peshku, lakrat e vogla apo spinaqi.

Tregjet janë plot e përplot me ushqime pa yndyrë. Gjatë të gjithë kohës jemi të bombarduar me mesazhet se yndyra na bën keq. Por, çfarë është yndyra? Përse kemi nevojë për të? A mund të jetojmë pa të? A duhet ta shmangim me çdo mënyrë?

Fakte interesante për yndyrnat

1. Një i rritur ka mbi 50 miliardë qeliza yndyrore në organizëm, që do të thotë se ka më shumë qeliza yndyrore në trupin e një njeriu, sesa njerëz në të gjithë planetin tonë.
2. Qelizat yndyrore ekzistojnë në të gjitha pjesët e trupit tonë përveç se tek qepallat, truri dhe në disa zona të ezofagut.
3. 1 gram yndyrë përmban 9 kalori dhe si rrjedhojë është përbërësi më kalorik që ne konsumojmë në krahasim me alkoolin, për shembull, që përmban 7 kalori për çdo gram, ndërkohë që proteina përmban vetëm 4 kalori.
4. Shumë prej njerëzve shtojnë mesatarisht një gram yndyrë çdo ditë, gjë që shpjegon më së miri përse moshat e mesme janë më të shëndoshë.
5. Qelizat yndyrore kanë një jetëgjatësi mesatare prej 10 vjetësh dhe çdo një sekondë 150 prej tyre, shuhen.

Yndyrnat e dëmshme

Duke lënë mënjanë faktet interesante, mungesa e yndyrnave, ose më saktë acideve yndyrore mund të çojë në dëme të pariparueshme për organizmin tonë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha në metabolizëm. Ne përballemi me yndyrnat e këqija dhe ato të mira. Disa prej yndyrnave të këqija dhe veçanërisht yndyrnat trans, ose ato të ngopura ndikojnë negativisht në organizmin tonë. Yndyrnat e ngopura gjenden kryesisht tek produktet blegtorale, mishi dhe nënproduktet e qumështit. Mishi i viçit, i derrit, i qengjit, mishi i pulës dhe lëkura e shpendëve, qumështi me yndyrë të plotë, djathi, akullorja, vajrat tropikale (vaji i arrës së kokosit, vaji i palmës, gjalpi i kakaos) dhe dhjami i derrit janë burime të këtyre yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura janë shkaktare të rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak, që rrit gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Ushqimet që përmbajnë pjesërisht vajra vegjetalë të hidrogjenizuar kanë nivel shumë të lartë të yndyrnave trans. Këto janë yndyrnat më të këqija për organizmin tënd. Yndyrnat trans gjenden në ushqimet e skuqura, margarina, ëmbëlsirat, ushqimet e përpunuara, siç janë kokoshkat që përgatiten në mikrovalë etj. Ashtu si në rastin e yndyrnave të ngopura, yndyrnat trans mund të rrisin kolesterolin dhe të mbajnë nën fre nivelet e kolesterolit të mirë. Yndyrnat trans trefishojnë shanset që ju të prekeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me yndyrnat e ngopura.

Yndyrnat e mira

Tani i vjen rradha yndyrnave të mira. Njihen ndryshe si yndyrnat e pangopura, që janë të dobishme për ta mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe plot energji, shkruan EO.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, nivelet e insulinës dhe ekuilibron nivelet e sheqerit. Këto yndyrna janë të dobishme për organizmin, por ky i fundit nuk i prodhon ato. Megjithatë, nuk është e nevojshme që të shkoni në farmacinë më të afërt për të marrë pilulat që mendoni se ju nevojiten. Keni shumë ushqime që mund t’ju japin sasinë e nevojshme të këtyre yndyrnave, mjafton që t’i bëni pjesë të dietës suaj. Yndyrnat mono-të-pangopura ose Omega 9 mund t’i gjeni tek avokadot, ullinjtë, arrorët dhe gjalpi natyral i kikirikut. Këto yndyrna i japin trupit dhe sistemit imunitar një ndihmë të madhe.

Yndyrnat polio-të-ngopura njihen ndryshe si Omega 3 dhe acidet yndyrore Omega 6. Acidet yndyrore Omega 6 gjenden tek vajrat vegjetalë që ne i konsumojmë me bollëk. Këshillohet që ushqimi juaj të jetë më e pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produkte si peshku (burimi më i mirë i Omega 3) salmoni (veçanërisht ai i egri) harenga, skumbria, sardelja, goca e detit, toni, trofta e liqenit, vaji i peshkut, farat e linit, arrat, algat e detit dhe suplementet e saj, lakrat e vogla, kale, spinaqi dhe majdanozi.

Acidet yndyrore Omega 3 luftojnë inflamacionin, mbajnë nën kontroll mpiksjen e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe trigliceridet. Konsiderohen si një kampion i vërtetë mes acideve yndyrore.

Omega
Share. Facebook
Previous ArticleSot protestë kundër mbylljes së rrugës “George Bush” në Prishtinë
Next Article Sabiani sërish banor në BBVA? Loja e Vëllait të Madh me banorët, nisin të kërkojnë në shtëpi

Related Posts

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

15. Juni 2025

Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit

15. Juni 2025

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

Read More

Santiana ‘shokon’ me postimin e fundit në Instagram

Read More

Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve

Read More

Motoçiklisti lëndohet në aksident në Lipjan, arrestohet shoferi i veturës

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.