Maps Interlude ka publikuar një hartë të Evropës që tregon aplikacionet më të popullarizuara të vitit 2024 në çdo shtet të kontinentit, duke nxjerrë në pah dominimin e disa platformave të njohura.
Sipas të dhënave të publikuara, aplikacioni më i popullarizuar në Evropë gjatë këtij viti është Temu, i cili ka regjistruar shkarkime masive në disa shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Britania e Madhe, dhe vende të tjera. Temu ka arritur të bëhet lider i shkarkimeve në shumë shtete evropiane.
Një tjetër aplikacion që ka shënuar një rritje të dukshme është ChatGPT, i cili është veçanërisht popullor në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Përdoruesit e aplikacionit janë të shumtë në Kroaci, Slloveni, Hungari, Rumani, Austri, dhe Zvicër, ku ChatGPT ka dominuar shkarkimet.
Përveç këtyre, TikTok mbetet një nga aplikacionet më të preferuara, duke qenë më i përdorur në vende si Italia dhe Mali i Zi.