Me transmetimin live të ‘Prime-6’ në ‘BBV3’ filluan dhe diskutimet, debatet, surprizat. Elvis Myrta rrëfehu për herë të parë momente nga jeta e tij private. Që në fëmijëri e deri më sot.
I rritur në një lagje me komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë dhe fëmijërija e tij ka qenë e tillë. Kushtet financiare nuk kanë qenë aq të mira për familjen e tij, dhe për një ekskursion që kishte në shkollë, Lisi vendosi të mos shkojë.
‘Nuk e harroj atë ditë. Ka qenë ditë e martë. Babai im ka hyrë në shtëpi ka sjellë 100€ edhe 100 mijë lekë. I kishte marrë borxh për mua që unë të mos ndahesha nga shokët. Kam sjellë në shtëpi 50€ dhe 70 mijë lekë. Ky ka qenë një nga momentet më të bukura, dhe kuptova që me një familje të bashkuar arrihet çdo gjë’.
Më vonë ai rrëfehu për sëmundjen e babait të tij. Për Visin, viti 2023 ishte viti më i vështirë për të. Babait të tij vazhdimisht i ulej imuniteti, për shkak se kishte patur hemorragji të brendshme në stomak.
‘E shtruam urgjentisht në spital, në gjendje të rëndë, ai pësoi një atak. Prej 4 ditësh qëndroi në gjendje kome, derisa unë një ditë mendova se e humba. Nuk e kisha menduar që do e përjetoja kështu. Një telefonatë më dha sërish shpresë duke thënë se gjendja gjendja e tij u stabilizua dhe pas 24 orësh në reanimacion do e kthenin sërish në dhomë. Kjo ishte ndjesia më e mirë që kam marrë ndonjëherë. Pas këtij momenti për shkak të kësaj situate që kam kaluar por dhe situatave të tjera, nuk kam patur një gjendje të mirë psikologjike’.