Çfarë rr/ezikon Europa nëse shp/ërthen centrali më i madh bërthamor në Ukrainë
Gjithë bota u zgjua sot e alarmuar pasi zyrtarët ukrainas njoftuan me urgjencë në orën 4 të mëngjesit se forcat ruse kanë bom/barduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zj/arrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter se u/shtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore.
Kur filloi zjarri?
Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale se një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Kur u shuan fl/akët?
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se z/jarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit. Sipas deklaratës, nuk u raportua për vd/ekje apo lë/ndime.
A po luftojnë akoma?
Që atëherë, lu/ftimet janë ndalur në zonë, tha një zëdhënës i termocentralit për CNN. Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky a/kuzoi Rusinë për su/lm të qëllimshëm ndaj termocentralit bërthamor, dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”.
Sa serioze është situata?
Është e vështirë të thuhet pasi nuk dihet shumë. Por uzina nuk ka pësuar ndonjë dëm “kritik”, tha përfaqësuesi i objektit. Z/jarri nuk ka prekur asnjë pajisje “thelbësore” dhe stafi po merr masa për të zbutur çdo dëm, tha IAEA, duke cituar autoritetet ukrainase.
A po shohim ndonjë rritje të rrezatimit?
Jo, rregullatorët bërthamorë dhe organet qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë thonë se nivelet e rrezatimit duken normale.
Cilat janë rreziqet?
Skenari më i keq do të ishte nëse një z/jarr ose s/ulm do të arrinte te reaktorët, do të prishte sistemin e tyre të ftohjes dhe do të shkaktonte një shkrirje, e cila do të çlironte sasi të mëdha radioaktiviteti. Megjithatë, Graham Allison, profesor në Qendrën Belfer, Universiteti i Harvardit, i tha CNN të premten herët se “jo të gjitha zjarret në një termocentral kanë pasoja katastrofike”.